| Nga LEJLA ISMAILI |
E dua, thotë
e kërcënon..
ia zgjas dorën e ndihmës,
por duhet t’ia përmend..
“Fol” i thotë,
por mos u shpreh..
Me mua ec,
por mos më ndjek
Zhvillohu përpara,
por mos u ngrit shumë lartë
Dhe po, ji plotësisht e lirë
por duhet t’veprosh si të t’them unë…