“MOS MA THE ZEMRËN” APO “MOS MA THYEJ ZEMRËN”?

Shpesh shohim të shkruar dhe dëgjojmë: unë thej, ti then, ai (ajo) then, ne thejmë, ju theni, ata (ato) thejnë.

Këto forma janë të gjitha të gabuara dhe përdoren nën ndikimin dialektor.

Forma e saktë drejtshkrimore është “thyej”.

Unë po thyej paratë, ai thyen lapsin, mos ma thyej zemrën!

Zgjedhimi i kësaj foljeje sipas vetës në kohën e tashme:

Unë thyej

Ti thyen

Ai (Ajo) thyen

Ne thyejmë

Ju thyeni

Ata (Ato) thyejnë.

~Prof. Ilmi Rexhepi