PO T’A ZGJASJA DORËN

| Nga LIRIDON HYSENI |

Po t’a zgjasja dorën
Rrugët ngushtoheshin
Po të qeshja me habi
Retë do tërboheshin
Po që do thërrisja
Pa të keqe rrugës matanë
Oh si do ma kthente
Me të sharë sa gati më vranë
Dhe kur rri e ulem
Të përbij tërë anarkinë
Breshëron zilia e heshtur
Thumba e gozhda për çdo vrimë
Po të ecësh, po të vraposh
Po të strukesh dhe tek minjtë
Do t’a gjesh një trimosh
Që merr në qafë tërë shoqërinë