| Nga DASHURIJE BAJRAMI |
Mbledh gjërat që të duhen disi e largohesh,
ke frikë nga harresa por kurrsesi s’harrohesh,
edhe kur të thonë se thjeshtë ikën ato ditë,
aty ku s’të vlerësojnë mos u kthe thjesht ik!
Dhe çdo gjë le të mbetet në një çantë strukur,
duke lënë pas veten shembullin më të bukur,
qoftë për ato kujtimet që mendjes i janë rendit,
aty ku s’të vlerësojnë mos u kthe thjesht ik!
Atëherë kur me fjalë dhe veten ngatërruan,
të thanë se të duan por, thjeshtë të mashtruan,
edhe kur para teje dukeshin si të përzemërt tipik,
aty ku s’të vlerësojnë mos u kthe thjesht ik!
Në shuarjen e ëndrrave tua ata thjesht festuan,
praninë tënde sikur me forcë e shkatërruan,
në atë vend ku të shihnin enigmë, mozaik,
aty ku s’të vlerësojnë mos u kthe thjeshtë ik!