| Nga DRITAN SKENDERI |
Yjet n’qiell tek vallëzojnë
Me përkulje t’përshëndesin
Një nga një pranë tek t’kalojnë
Për ty një gotë sherbet unë pi
Retë me naze tek rreshtohen
T’bardha si bora, thurrin kurorë
Të bëjnë hije dhe avullohen
Për ty një gotë sherbet unë pi
Shiu pikat një nga një
Si nusja shkallëve që zbret ngadalë
Mbi faqet tua i lëshon pa zë
Për ty një gotë sherbet unë pi
Pa lind dielli rrezet lëshon
Si babai kur krahët zgjat
T’puthë në ballë e t’përqafon
Për ty një gotë sherbet unë pi
Era lehtë, me delikatesë
Flokët tua ledhaton
Siç bën kujdes gjyshja për mbesë
Për ty një gotë sherbet unë pi
Gonxhat për ty çelin çdo ditë
Dashuri e dhembshuri
Me ç’i rritë nëna fëmijtë
Për ty një gotë sherbet unë pi
Jakmë pra, moj bukuri
Se kjo dehje s’më lëshon
Largësia më shumë më pi
Unë jam gota, sherbeti ti