PËRMALLJE

| Nga DRITAN SKENDERI |

Ti dhe netëve më të lashta

U dhe ndriçim edhe kuptim

Tek shkëlqeje, i vetmi yll

Siç i jep dhe shpirtit tim

–

Qysh se nata zuri fill

Dritës tande iu gëzua

Do ia ndizje yjt’ kandil

Siç ma ndeze shpirtin mua

–

Për t’qenë yll ty s’t’duhet nata

As shkëlqimin ta kushtëzon

N’ia shtoftë vetes errësirën

Nga ti ndriçim më shumë fiton

–

Netët kanë nevojë për ty

Si ky shpirt perishan

Ti i ngjallë, i qendis ti

Ti kandil i dy xhihan

–

Vetmitë e thella e të trishta

Dhe errësirat pa mbarim

Që bie nata n’mungesë tande

T’brishta jan’ n’sy t’shpirtit tim