VETMI

| Nga LEJLA ISMAILI |

Vetmia duhet..
Ndjehet, nuk shuhet..
kërkohet dhe ruhet
Vetmi brenda ku je ti..
Vetmi, larg nga çdo njeri
Vetmi, larg nga çdo mërri
apo vetmi,
Atje ku je vetëm me vetminë,
Atje ku edhe vetmia ka frikë
Atje ku je vetëm me tokë e qiell
Vetmi ku s’sheh me sy diell
Vetmi, ata që e kanë, s’e duan
ata që s’e arrinë dot, për të vuajn’
Atë vetminë në dhomën e errët
vetëm me dritën e zjarrit të flakëruar..
Apo ajo vetmi në mes të natës,
në majë të malit,
në t’ftohtin e bardhë të borës,
në vetminë e hënës
që ta ndriçon errësirën e natës..
Apo vetmia në dritaren e shtëpisë së vjetër,
me gjysëm anë të rënuar
në vështrim të erës fryer
me filxhan kafeje n’duar
përjetësinë duke ëndërruar..