| Nga SILVANA TOTA |
Është një gjuhë shumë e ëmbël,
Mjaltë ka në fjalë e shkronja.
Bukur flitet nga shqiptarët,
Ndër shekuj qëndron e zonja.
–
Është një gjuhë e kompletuar,
Me intonacion dhe pikë.
Gjuhë e lashtë, e përsosur,
Në leksik dhe gramatikë.
–
Është një gjuhë, që mbretëron në botë,
Dekada e shekuj, gjuhë e pavdekur,
Në çdo shtet njihet mbretëresha,
Sepse ka bijtë e vet mbretër!