| Nga SILVANA TOTA |
Flamuri valëvitet, në trojet e shqiptarëve,
Ujitur me djersën e gjakun e të parëve.
Flamuri valëvitet, lart shkon krenaria,
Flamur i pamposhtur i trojeve të mia!
–
Flamuri valëvitet fortesë mbi fortesë,
Flamuri kombëtar, amanet dhe besë.
Flamuri dyngjyrësh, simbol pavarësie,
Frymëmarrje e kombit, jehonë lirie!