POEZI NGA SHPIRTI

| Nga EMIN ISMAILI |

I gjithë ky udhëtim filloi me një brengë të madhe. Një brengë që ma përvëloi shpirtin, një brengë që më lotoi syrin, një brengë që poezi të shkruaj më shtyri.


Nuk dija se si ta shpreh brengën që e kisha në brendi. Frymëzimi më vinte shpeshë herë, mirëpo friksohesha të shkruaj e të them diçka. Nuk e dija pse mirëpo friksohesha. Isha një i ri ende kur u njoftova me poezinë. Ma kishte kapluar shpirtin dhe zemrën ma kishte marrë pengë. Më nuk kisha zgjidhje tjetër se çka të bëj përveç se të shkruajë poezi.


Shpresoj dhe dëshiroj që ndnjejat e mia sa do qofshin të vogla të përcillen tek lexuesi. Sepse unë duke shkrujatur kam nndjerë shpresën, dashurinë, gëzimin e hidhërimin. Kam ndjerë mëkatin e sevapin duke e menduar veten dhe gjithë njerëzimin.


Nuk kam shkruar asnjë fjalë pa të menduar edhe ty. Andaj shpresoj dhe dëshiroj që duke i lexuar poezitë e mia edhe ti qoftë edhe pak të ma dëgjoshë zërin e shpirtit tim.


Të uroj një jetë me poezi.