SA FYTYRA

| Nga LEJLA ISMAILI |

Më nderove, për ta mbajtur mend

më mirëprite e më respektove

E hape shtëpinë për mua,

të buzëqeshi fytyra dhe zemra

kur hyra brenda,

me çaj e muhabet,

edhe me bukën në sofër

dhe ëmbëlsirën me shërbet…

Gjithë dertet e mia i dëgjove,

më ngushllove më përkrahe, 

Pa u lodhur më ndihmove..

Më besove aq shumë

edhe n’zemër nuk le gjurmë

pa ma thënë pa u shprehur

në emër të besës, 

te askush sekreti mos tretet.

Por fytyra e njeriut..?!

Sa fytyra i mban një njeri..?

Sa kalldërme ka n’çarshi?

Në aq gurë edhe besën me ta shit..

Pa e kthyer shpinën,

t’u thye premtimi

Pa e kthyer kokën,

u humb dhe besimi.

Fjalës që i thamë “këtu le të mbetet”

Vesh më vesh u pëshpërit

derë më derë u trokit.

Rendin e shtëpisë nuk e kanë pëlqyer

Se nuk e ke pasur me llukse të përzier…

Begatinë në sofër me shije s’e gjetën

Është dashur t’a shtosh atë recetën..

Edhe sa e sa gjykime të tjera

s’e bën dot këtë çdo njeri,

veç atij që ndërron fytyra të reja