| Nga EMIN ISMAILI |
po kaloja nga kafeja jonë
qenka e vështirë të hy pa ty
morra guximin të ulem në tavolinë
e të shkruaja një poezi
në radion e kafenesë Mozzartin dëgjoja
të ishe pranë meje sa shumë do doja
e t’i lë gjitha brengat jashtë
në sy duke të shikuar
në sokaket e qytetit njerëzit i shoh
dashuria mes tyre shpirtin ma ngroh
s’jam i lumtur deri sa unë nuk e shijojë
të ishe pranë meje vetëm ty të të vështroj
ja erdha në fundvit, n’dhjetor
e unë si i çmendur vetëm ty të kërkoj
nga qoshi i sokakut t’vije do t’më gëzoje
vetëm me ty një jetë ta jetoj
n’dhjetor