FLAS HESHTUR

| Nga LIRIDON HYSENI |

I thashë m’i këput këta zinxhirë
Kur në këto rrugë flinin fëmijë zbathur
Në mes kateve të ferrit janë braktisë
Kodin e Da Vinçit për t’a zgjidhur
Rishtasi të rrëshqasin në teoremat relative
Drejt tërheqjes së gravitetit moshues
E nëpër fazat atmosferike eksplozive
Të piqen nga zjarri i ferrit përcëllues
Ah këto rrugët e premtimeve nostalgjike
Të thyera në shkëputjet e paratektonike
Të ngacmuara vullkanët aktivë mbesin
Vuajtjet me përmbytje të shpërthenin
Të grumbulloheshin baticat e përditshme
Në heshtje të zienin mendjet e brishta
Kur të vërshonte oqeani i vullnetit të lirë
I thashë m’i këput këta zinxhirë!

Foto: Chiharu Shiota