| Nga NEVIANA SHEHI |
Ishin të etura për vese
lulet e bardha të mëngjesit
Tërë natën kishin udhëtuar nëpër vise të errëta
në kërkim të tyre
Në mëngjes kur hap dritaren,
për të nxjerrë jashtë ëndrrat,
i pashe te gjitha
Pinin ngadalë
pikë – pikë
tejdukshmërinë e vesës
dhe përkundnin vetveten
Ishte i tejdukshëm edhe mëngjesi,
por jo i etur
(mëngjeset e etur kanë një duhmë të rëndë dhe shumë pikëllim)
Mbrëmë duke hyrë në derën e pasme të imazheve të mia,
u gjenda e rrethuar nga tinguj të pajetë mesnatash
dhe veshë të shurdhuar shpresash
– Oh, thash me vete
nata e mbrëmshme duhet të ketë qenë e dehur keq
nga ajri
prandaj dhe s’ndenja gjatë.
Dola nga frikërat që me kishin pushtuar
dhe u përqafova me rrugën
jashtë frynte ere
dhe jehona e hapave të mija me rikujtoi
se mëngjesi ishte një djalosh i bukur