| Nga LEJLA ISMAILI |
Është me ty ku mendja t’ikë
Është me ty natë e ditë
Është me ty në vetminë tënde
Është aty, në prani me ty
Është me ty në veprën tënde
të vetëm menduar apo punuar.
Është me ty, më afër se ç’e ke ditë
Është me ty në ndjenjën tënde
Është me ty në shikimin tënd
Në atë që s’e sheh përtejsinë
Është atje, ku syri yt nuk arri
Është me ty në dëgjimin tënd
Është me ty kur shtiresh me mendje t’madhe
Është po me ty, i përulur kur je
Është me ty për të të ngrit
Ta ndjesh, ta thërasësh
T’i lutesh, t’i flasësh
Do të kesh përgjigje
kudo që do të jesh…