“KËNAQËSIA ISHTE E IMJA” APO “KËNAQËSIA ISHTE IMJA”?

Shpesh i gabojmë format e disa përemrave pronorë dhe shkruajmë: fjala e ime, djali i yt, shkolla e jote, ekipi i ynë, klasa e jonë, puna e juaj….

Përemrat pronorë im, ime, yt, jote, ynë, jonë, juaj, duhet të shkruhen pa nyjë të përparme: fjala ime, djali yt, shkolla jote, ekipi ynë, klasa jonë, puna juaj…

Pa nyjë të përparme, duhet të shkruhen edhe kur emërzohen: Kjo është imja e ajo është jotja, vendimi është imi, fjala është juaja, kënaqësia ishte imja…

~Prof. Ilmi Rexhepi