| Nga DRITAN SKENDERI |
Mbi ëndërrën time flej gjumë
Mbuluar me shpresë të hollë
T’përqafova, të putha n’frymë
Ti më dogje mua…
–
Me copëzat e zemrës sime
Qepe fustan nusërie
Unë kostumin me kujtime
Ti më dogje mua…
–
Shpirtin tënd dhe sytë i lave
Me lotët e ashkut tim
Gjakun n’venë ma shndërrove
Ti më dogje mua…
–
Oxhakun e vatrës tënde e ndeze
Me flakët e mallit tim për ty
Jam zjarri q’e ngrohu vatrën tënde
Ti më dogje mua…
–
Mbi hirin që valsin e ashkut vallëzon
Me plot lumturi e ngazëllim
Është imi, dhe zëri që flaka lëshon
Ti më dogje mua…