| Nga DRITAN SKENDERI |
Me shikimin tënd të ngrohtë
Me plot dashuri
Në çast më merr mua meje
E më shkrinë në ty
–
Me njërin sy q’e ke Lejla
E tjetrin Zulejha
Jo veç zemrën time, shpirt
Rrëmben një dynja
–
Nga buzëqeshja jote ëngjëllore
E çiltër prej fëmije
Kopshti shpirtit m’lulëzon prore
Me gjyl dashurie
–
Pa dhe flokun tënd të artë
Kur e hedh në erë
M’parfumos me trup e shpirt
E m’deh përnjëherë
–
Moj ti bijë e bukurisë
Ulur në fron ashku
Shih ktë zemër t’katandisur
Iu shterrua gjaku
Merre, t’lutem, ktheje n’jetë
Ktheji gjallëri
N’buzët tua gjenë shërim
Gjak e përjetsi