MOZAIK

| Nga URIM KOROLI |

Për ty, fletën e bardhë marr të shkruaj.
Po nuk me binden:
Fjalët, shkronjat, hiperbolat, krahasimet,
ty, si kush të të takojë të parën,
me njëra tjetrën grinden.
Të lodhura, pas kësaj të ëmbël grindje,

ku te mundin, mbi fletën e bardhë shtrihen
duke pikturuar,
Të magjishmin shpirtin tënd
mozaik