| Nga DASHURIJE BAJRAMI |
Më thuaj një lule kujt ja dhuron?!
Me aromen e saj ata kë stolisin?
Për të gjithë ata që zemra i don,
që me fjalët e bukura shpirtin e qëndisin!
Dhe kur një ditë poetet vdesin,
që prej tyre janë fare të rrallë,
kur pena u shkruan e të stolisurat mbesin,
një vdekje e tillë mbetë me shpirtin e gjallë!
Ngase ata keshtu u shkruajnë luleve,
në veçanti njerëzve u falin peshqesh,
pastaj sikur mbet e shkruar me të madhe mureve,
na ishte njëherë ajo e madhja poetesh!
Asaj që shpesh i shkruante shpirti,
nganjëherë fleta i mbetej vet,
merrte forcë të kthehej për sê dyti,
vështronte penën në fletë si rrëshqet!
Pastaj bukur me shkronja pikturonte,
asfaltonte me mjeshtëri një të bukur urë,
që të vërtetën me kujdes ta spjegonte,
që emri i saj të mos harrohej kurrë!