NDJESI

| Nga BLERTA BAFTJARI |

Ndjenja prekë thellësinë e oqeanit
E që rrezet e mëshirës
Ia tejkalojnë edhe sipërfaqes…
Prekja takon edhe majën e ajsbergut
E përshkon ngjyrat e Alaskës së largët
Ku ngricat rrënqethin edhe shpirtin!
Jehona e ëmbëlsisë së fjalës ikën
Dhe puth një pafundësi,
E shpon edhe qiellin e shtatë.
Formulë e jetës deri në amshim
Ku me emrin më të bukur përkon ..
Dashni.