| Nga BRUNILDA BASHA |
Sa shumë dashuri mund të mbaka zemra!
Jo, asnjëherë si sot nuk e paskam ditur.
Në m’kishin thënë se ne e duam njëri tjetrin
kaq shumë,
Kurrë s’kisha për t’a besuar.
Në m’kishin thënë se lotët mund të rridhnin si lumë
për të panjohurin,
Jo s’mendoja se vetë do të mund të qaja.
Në më thonin se fjala të ngec në fyt
e as frymën s’mundesh me e kapërcyer dot.
Jo, s’mundet të jetë aq i dobët njeriu.
E sot,
të gjitha të m’i thoni
në heshtje kokën ul i trishtuar.
Sot,
n’lutje i kam përqafuar të gjithë.
Të njohur e të panjohur.
N’qiell janë dërguar emrat që ndoshta
kurrë s’i kishim kujtuar.
Shpirti qau me fëminë e plakun,
me burrin pa grua
me nënën pa fëmijë,
me gjyshen me nip…
Duart u shtrënguan me tjetrin
duke ngritur gërmadhat,
për një fije zë që t’marrë frymë.
Shtëpia e vogël dje, paska qenë aq e madhe
sa sot nxenë brenda një familje të madhe
Zemra,
është zgjeruar aq sa mban qielli e toka
mes tyre.
Dhimbja,
na bëri Një!