Ndërtimi sintaksor “përgjigjem në këtë pyetje”, përbën kalk sllav, është përkthim i fjalëpërfjalshëm i “odgovoram na ovo pitanje”. Folja “përgjigjem”, në shqipen e pastër lidhet me kundrinorin e zhdrejtë pa parafjalë, që qëndron në rasën dhanore “i përgjigjem kësaj pyetjeje” dhe s’ka asfarë nevoje, as i jep farë kuptimi shtesë të ndërmjetësojë parafjala “në”.”Në”-ja e shëmton këtë ndërtim, e sllavizon. Ndërtimi “përgjigjem në…”, ka hyrë në gjuhën e shqiptarëve kur serbishtja ishte gjuhë pushteti e gjuhë prestigji. Të rikujtojmë, shqip thuhet e shkruhet:I përgjigjem pyetjes, u përgjigjem pyetjeve…
~ Prof. Ilmi Rexhepi