| Nga BLEARD MEHA |
Dhimbja ende flet n’tokë t’lodhur
Bën zë ende, e thuhet se kur del hëna e plotë
Korb bëhet;
Degë e m’degë përshpërit makthet e një mileniumi
–
Po korbë është
Korb i bardhë!
Po nuk i besohet
Jo, s’i besohet
Se ka çuar bishtë mbi lajme t’gjakosura
Ka ngjit sqep n’zemër t’njeriut tone
–
E sot
Sot s’i besohet
Ndonëse gjuhë t’tij kuptojmë
E ai zog dreqi
Hedh shigjeta t’kohërave n’sy t’tanë
Sikur lajmëron vdekje t’madhe
–
Dikush diku
thotë se e patëm harruar
E sot hedh kunja mbi fytyra t’thara
T’lagura
e ne fillojmë qajmë
nga shiu
–
Që bubullon
Makthet e një mileniumi
Shqiptarësh
Që dërgojnë letra
Me anë të korbit
T’veshur me të bardha
O veç t’veshur me të bardha!