| Nga INIDA BRAHIMI |
O flakë e kuqe në të zezë jamballi ,
Narcizë…
Mos mblidh më mollë ëndrrash në atë shteg malli
Rrapëllima e shpirtit është pus i kthyer përmbys .
O oleandër,
Një Eden mbet’ pa falje në periferi ankthesh
pa mish!
O ujanë,
krahët e mi, dy shpendë egërshanë
Në një baladë tragjike zgjaten e s’të arrijnë
Nektari yt kaq tejendanë
Është si këmbimi i mjaltës me pelin …!