EMRI YT

| Nga INIDA BRAHIMI |

Ka një rrugë që më shpie
Drejt emrit tënd,
Drejt zërit tënd,
Drejt shpirtit tënd,
Drejt dritës që ti fsheh prej botës
Ka një vend
ku frymët tona
i fshehin muret e kohës
Lër një gjurmë
Për kthim
Lere një gjurmë
Që shpirti im
Të mbështesë kryet
Ta puthë heshtjen
Parfumin e nervave të tua
Për shërim