| Nga LYSIEN DISHA |
Çfarë më bën të mendoj për ty
Mendje e humbur e trazuar më kot
Lumë dhe shi ndër ato dy sy
I mbytur i heshtur përplot me lot.
Ditë të shkuara në jetën time
Mall gërryes përplot zhurmë
Jetoj i vetmuar ndër ato kujtime
Ndër iluzionet mashtruese që janë kaq shumë.
Të shikosh sot si jam këputur
Se një fjalë e fundit nuk doli dot
Nga frika e largimit për të humbur
Atë që syri qan me lot.