Për të nxitur aktivitetet për ditën ndërkombëtare të poezisë sot me datë 21 mars 2023, aktivitete të ndryshme janë shpallur në Shqipëri dhe në treva.

Kështu, sot në orën 13:00 Universiteti i Tetovës organizon në ambientet e Amfiteatrit A2, Fakulteti Filologjik aktivitetin për të promovuar numrin e pestë të revistës studentore”Përtej”.
Në Tiranë, Bukinist organizoi ndarjen e çmimeve për “Konkursi i Vogël i Poezisë”.
U përzgjodh një audiencë me preferencë letersinë, leximin dhe poezinë nga 18-65 vjeç. Katër fituesit tërhoqën dhuratat e tyre në një ceremoni modeste në ambientet e Bukinist.

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizon nesër në oren 19.00 në Tiranë aktivitetin nën moton “Festojmë aty ku trashëgimia puqet me poezinë dhe muzikën” me pjesëmarrjen e ministres së Kulturës, Elva Margariti dhe shumë aktorë, interpretues dhe shkrimtarë të njohur.
Dita Botërore e Poezisë mbledh në Sarajet e Toptanasve, mbuluar nga dritat dhe projeksionet që do të theksojnë konturet e pasurisë kulturore, për të kremtuar mes bukurisë së vargjeve dhe këngës!

TekBunkeri gjithashtu organizon një mbrëmje poetike në orën 18.00 në ambientet e organizatës për të përkujtuar ditën në fjalë.