NATA E PARË

| Nga DON MEHAJ |

Mbi syprinën e butë të mbramjes

binin rrathë, në rrathë, në rrathë.

Secili prej tyre thërriste:

“Ain, ain, ain

ti nuk do t’kesh frikë

sepse kështu tek burimi mbrrin!”

Atje tregohet nji histori

sesi të ramunit

në tridhetë palë rrathë

robin e ngrejnë në qiej

n’ato shtatë palë-palë.

Hapi i parë.

Nata e parë.

Nji perde ra!