NGROHTË

| Nga LIRIDON HYSENI |

Kujtoj buzqeshjen tande

Shoqnohem nga kjo natë e qetë

Në k’to shtigje t’thana nga malli

Si nga buz’t tua lulëzon polen

Edhe pse ti ndihesh larg

Nuk jam në vaj, e as në zi

Gufon si nji flakë që asht’ veç dashni!

Q’e pastron ndryshkun

Nga koha nën vetmi.

E që me dorën tande

M’i mbolle andrrat përmbi sy

Që s’i shpresoja dot.

S’kam si të t’a shpërblej kohën

Veçse me dashni plot.

Ankeroj krahët nën dheun e brishtë

K’ta vigan përtej natyrës t’zgjaten

E shtigjeve pa zë

Flokun tënd t’a prekin

Kur të bie në sy

T’a irritojnë qejfin

Kur fytyra ngazëllen lumni

Të jem pranë aty

Të të ndjej pranë ty…