TË MOS KËNDOJ

| Nga LIRIDON HYSENI |

Përpëlitem me krahë të lidhun

Të mësohem mbi tokë të eci

Më ushqejnë sa për t’u rritur

Turpnohem sa herë u jam lut t’më vrisnin

Një jetë të tërë aktesh

Përbrenda gardheve elektrike

Që rrymojnë shuarje andrrash

Kur shikoj panoramën e fjetur

Andej nga horizonti kohë

Lehtaz bie në kontakt me gardhin

Sa të më mbysi një çik zë

Eh sa dua të mos këndoj

T’a zhgënjej çdo frymë që m’vëzhgon

Më thuaj ti e heshtur moj

Ç’dobi ke që më ndëgjon?

A thua zëri do më humbet,

Edhe andrra do më shuhet,

Edhe këngën do t’a harroj,

Gjer dikush krahët të mi liroj?

Eh sa dua të mos shpresoj,

Ta dëfrej mendjen me babëzi,

Me ty pemë e vjeter moj,

Mos të kem nevojë të rri!

Ndoshta ke humbur krahët

Ishit e mbushur me andrra, e si mund t’a di?

Nuk flet kurrë ti!

Perëndon edhe një ditë lakmishë

Moj mikeshë e jetës s’ngujume

Krahët e mi janë lodhë t’u shpresu

E unë përpëlitem duke ec për me u mësu!