Cila është forma e saktë e shumësit të emrit “vit”?Si ta shkruajmë dhe përdorim saktë këtë emër në numrin shumës?
Shumë herë na ndodh që të pyesim veten: pse emri “vit” ka dy forma shumësi ose cila është forma e saktë e shumësit të tij dhe si ta përdorim drejt këtë emër në numrin shumës. Edhe për këtë gramatika e gjuhës shqipe na ka dhënë përgjigje.
Atëherë, të dyja format e shumësit të emrit “vit”: “vjet” dhe “vite”, janë të sakta. Por ka një rregull se kur përdoret njëra formë e kur përdoret tjetra.
1) Përdoret forma e shumësit “VJET”, kur ky emër në shumës ka përpara një numëror ose një përcaktor. Dhe kemi p.sh.: Kanë kaluar 5 vjet që atëherë! (numërori 5 gjendet para emrit në shumës “vjet”) Për shumë vjet gëzuar! (këtu përcaktori “shumë” gjendet përpara.)
2) Përdoret forma e shumësit “VITE”, kur ky emër shoqërohet me dy përcaktorë njëherësh ose nga asnjëri prej tyre. Dhe kemi p.sh.: Kanë kaluar pesë vite të mrekullueshme. (Ka edhe numërorin para, edhe mbiemrin pas: “5” dhe “të mrekullueshme”).
KUJDES! Forma e shumësit “vite”, ndryshe nga forma “vjet”, i merr përcaktorët në gjininë femërore, duke qenë se e formon shumësin me -e dhe është emër i dygjinishëm, ndryshe nga trajta “vjet” Pra, kemi: “Vite të mrekullueshme” dhe jo “Vite të mrekullueshëm”.
Përgatiti: S. Agolli