| Nga LYSIEN DISHA |
Ditë e zymtë nën diellin rezatues
Ndriçon buzëqeshja me sytë plot lot
Shkruaj të kuqen si një kujtues
Të asaj që jeta e humbi më kot.
–
Gjithçka është e qartë në sytë e mi
Në penën gërvishëse që dora mban
Rrëfen ajo gjithçka me shpejtësi
Si e kuqja birin nga nëna ndan.
–
Lexo ti, dhe mëso nga kjo
Atë që e dije por nuk e njihje
Do të gëzojë rrëfimi por ajo
Do të coptojë shpirtin nga ndarja