| Nga LYSIEN DISHA |
Ndër rreshta të shkruara nga unë vetë
Kërkoj të shoh diçka me vlerë
Nata ditë kurrë nuk do të jetë
Që të ndriçojë atë që quhet nder.
–
Dikë e vras dhe dikë e shaj
Me fytyrë të rrudhur e lot ndër sy
Përdridhet nga dhimbja se nuk mund të qaj
I ngulur në vend qëndron aty.
–
Pafuqia e pengon të ngre duart lart
Të të shtërngojë në fyt me fuqi
Është më e madhe, ajo që bart
As ai vetë nuk mund ta di.