| Nga NIKI BAJRAMI |
Një dhimbje si ti vjen rrallë
E fortë, shtizë e fildishtë
Që më shpon mishin
Ndoshta dhimbjen gjej sa herë
Jam afër aty ku jetoje ti
Tani është zbrazëtirë
Të shoh dhe ndiej vetëm atëherë
Kur shtrihesh mes gjumit dhe vetëdijes,
Lumturi e fundosur dhe afsh përvëlues.