| Nga DASHURIJE BAJRAMI |
Do të jetosh i qetë nëse nuk lëndove,
do t’paguash shtrenjtë sa zemra hidhërove,
të jesh pranë sjelljes dhe durimit të duhur,
je nën hijën e durimtarëve të shpërblyer bukur!
Të flasësh nga gjuha fjalët që s’të duhen,
do t’i gjesh në arkivin aty ku dhe do të ruhen,
prandaj ti asnjëherë mos u ndjej i fyer,
kur të fyerit të lënë të zhgënjyer,
një fjalë të bukur mundohu ta thuash,
se po s’ke turp vepro çfarë të duash!