| Nga BLEARD MEHA |
Ballë për ballë
Ballë për ballë
Kafsho dhimbjen
Me dhëmbin e shpirtit-
E çara do të
nxjerr dritë!
…dhe lule do t’rriten në fushën e vuajtur të shpirtit
nga diell i ri
E gjaku që rrjedh…
Është vet rruga për shpëtim.
Loti që po rrjedh…
Është i yti
(Buron nga ujëvara e shpirtit)
…dhe lule do t’rriten
Edhe bletët do vinë!
…Me pranverën
e njeriut të ri!
…
që dikur kafshoj dhimbjen
e tij