| Nga INIDA BRAHIMI |
Në ajër ndehet orkestra e zogjve,
Pesha ime nuk e sfidon gravitetin,
Vazhdon një stinë në shtojcën idiote
Të tempit…
–
Tempi, ky kale i fatit kaq i përsosur
Trokth përvëluese që ndeh aromën time
Si bukën e grunjtë, të avullt, majhoshe
Harkimin riosh në dalldi flude