| Nga BLEARD MEHA |
Ç’u shkrep një shkëndijë flakaruese
Para ca mileniumesh
Në një krahinë
E rrodhi lumenjve
E dejve
T’jetës
Sot,
Si dje,
Si para njëqind vjetve,
Si para gjashtëqind vjetve
Gjuha flet me tërë maje
Zemra gufon
për nji prag
T’nji krahine
Të para njëqind vjetve
Gjashtëqind
Dymijë
Vjetve
Eh po ç’u shkrep dikur një shkendijë flakëruese
E balli i atij dragoi
Shenjë shpate ka, thonë
E nji shqiponjë u patë dëgjuar atë natë…