| Nga SILVANA TOTA |
Gur mbi gur themeli përditë po rritesh
Je e brishtë, e ashpër po vritesh
Lule pas lulesh, po çel ngahera
Çdo ditë po vritesh, nga krijesa pa vlera
Qelizë bazë e familjes e nënë e fëmijëve,
Përjeton mënxyra e vritesh prej të këqijve
Shkallë suksesi, po arrin në jetë për veten
E për pavarësinë tënde, horrat ta marrin jetën.
Grua shqiptare padrejtësisht, në disfata po vihesh,
Si uragan për të drejtat tua, prapë do të ringrihesh.
Edhe pse në jetë kalove vdekje, nëpër barriera
Ti mbetesh jehona, për shumë gra të tjera