KUJDES! Përdoret me apostrof “Ç’farë?” vetëm në një rast: kur përdorim trajtën e shkurtuar të këtij përemri pyetës për të pyetur për farën. P.sh.: Ç’farë ke mbjellë këtu? (D.m.th.: Ç’lloj fare ke mbjellë këtu?) Ndërsa në raste të tjera shkruhet GJITHMONË pa apostrof! P.sh.: Çfarë po ndodh? Çfarë njeriu është ai? Çfarë kafshësh rriten atje? Çfarë e ke atë djalë?
Përgatiti: S. Agolli