Pse i shkruajmë gabim këta përemra?
Gjatë punës sime kam vënë re, se këta dy përemra në 80% të rasteve shkruhen GABIM! P.sh., përemri i pacaktuar “njëfarë” shkruhet ndaras dhe jo bashkë.
KUJDES, ky përemër shkruhet bashkë, pasi është fjalë e përngjitur. Shkruhet ndaras vetëm emrin “farë” me një numëror përpara. P.sh.: një farë misri, dy fara misri etj. Pra, dallimi është shumë i qartë. Kur është emër me numëror para shkruhet ndaras, ndërsa kur është përemër shkruhet GJITHMONË bashkë.
Përgatiti: S. Agolli