| Nga HYRË FAZLIJA |
Era tund xhamin dhe kris
mendimin mbi re shiu,
shpon ballin në ikje zgjimi.
Rrufe mendimi mbi flokë të pakrehura
nën nënkresë.
Rrëshqet shpresa diellësisht mbi hënën,
Vetëm.
Si natë më ngjanë veshi i shpuar,
kur dhimbjet qohen peshë:
Gërhamë u bë loti, që u fsheh nën jorgan;
Krismë zileje shpresa e varur në qafë…
Mbyllë librin e palexuar:
Është koha e pagjumësisë!