| Nga SILVANA TOTA |
Vështirë të jesh grua,
Në një vend patriarkal,
Ku fatin e një gruaje,
Ende e përcaktojnë,
Figura përrallore,
Që dominojnë,
Thjesht pa tagër dhe të drejta!
Vështirë të jesh grua,
Në një vend kanunesh,
Ku figura dominante,
Dominojnë padrejtësisht,
Udhëhequr nga mbetjet kanunore!
Vështirë të jesh grua,
Në një vend ku duhet të bëhesh shërbëtore,
E kullave të ngujuara,
Të Bardhës së Temalit.
Vështirë të jesh grua,
Në vendin ku vendos masa dhe dënon turma!
Ku ende personalitetet shkelen,
Me opingat e përbaltura, të së shkuarës.
Vështirë të jesh grua,
Në Shqipërinë time të zhvilluar,
Ku flitet për Evropën,
Dhe po në mes të Evropës
Shqiptari vret në emër të Kanunit.
Vështirë të jesh grua!