| Nga LEJLA ISMAILI |
Shkruaje atë me të cilën do t’krenohesh
Shkruaje atë me të cilën do ngritesh e lëvdohesh
Shkruaj aty, n’atë libër t’pa shlyer
Shkruaj se do gjesh gjithë çka ke rrëfyer
Shkruaj se kan për t’a ndëgjuar e lexuar veprën tënde mbarë
Shkruaje atë që s’do ulësh kokën
kur t’shfletohet libri yt n’gjithësi
Shkruaj se dëshmitar do t’i kesh dy duar bashkë me sy
Shkruaj se për të do të thiresh me emër e mbiemër
Shkruaj se do të jesh prezent në më t’madhe karierën
Shkruaj për t’marë librin tënd me butësi e dashuri,n’dorën e
djathtë tënden për t’jetuar përgjithmonë pa asnjë mëri..