| Nga GREISI ÇOKU |
Ti, erdhe si një dritë për ne në këtë ditë.
Ndriçove jetët tona, zhduke gjurmët e vetmisë.
Zemrën peshë n’a e çove, ndjemë gjurmë të lënë në shpirt.
Ndjesi të reja n’a fale ti, ndjesi me emrin mall të lënë gji…
Ngrohtësinë ne t’a dhuruam…
Tiparet me imtësi ne ti dalluam e me shumë dashuri në vesh të pëshpëritem si flladi i ngrohtë vjeshtëror, pyetjen pa kthim përgjigje t’a drejtuam.
A e di se n’a ngjan ne ti e vogla frymëmarrje dashuri?!
Aromën prej foshnje te ti e nuhatëm, si tufë lulesh në çdo pjesë të trupit tonë atë e spërkatëm.
Vlerën tënde të veçantë nga askush nuk e mësuam, veç nga shikimi yt ëngjëllor brendshëm e jetuam.
Dashuri, bekimi ynë më i madh, ti!!!