| Nga GREISI ÇOKU |
Si dritë dielli,
thesar i çmuar,
më erdhe ti e vogla ime,
shoqe jete në përjetësi….
–
Nga çdo gjë që kam kërkuar,
nëpër ëndrra e vërtetësi,
ti mi mbushe krahët plotë,
bashkë me to dhe shpirtin me dashuri….
–
Zemrën ti po ma gezon,
të kam bijë shpirti se vetë të kam gatuar..
–
Ne brendësi timen jetova me ty,
me gjakun tim të ushqeva ty,
ashtu si kisha ëndërruar…
–
Jeta ime e krijuar nga unë,
je kaq e bukur sa s’di më shumë….
–
O lule e diellit që hap sytë çdo mëngjes,
që me butësi në belbëzim më thërret mam të kam princeshë….
–
Princeshë je ti o yll i qiellit,
që gjithë dritën ia ke marrë dhe diellit…..
–
E ëmbla ime e vogël,
e madhe sa bota,
je gjysma ime e shpirtit si melodi e fjetur në nota….