“DOST” KUJT I THU’?!

| Nga DASHURIJE BAJRAMI |

Kur t’bahet si shpirti që t’i flet penës pranë, 

n’mungesën e saj s’është më as ajo ngjyra 

që fletës bardhë i jepte kuptim mahnitës.

–

Ah, ajo vet ishte shkronja që formulonte 

shkrimet ma t’bukura të dalura nga zemra!

Por, emaneti yt është dashnia ndaj saj, 

mos me e ranu, mos me e tradhëtu,

 e atë dashni a mundesh me e pas 

–

edhe kur ajo s’frymon më,

 me i ba vend si shkronjë nëpër shkrime 

për shpërblime edhe atëherë kur ajo……!

–

Filluan disa pika loti nga sytë dhe filloi e rimoi:

–

Aty ku dhimbja e saj m’prek dhe mu,

ku shpirti m’pëshpërit n’lutje me u strehu,

derisa unë ka me frymu n’këtë jetë,

ajo dritë nëpër shkronja t’mia ka me mbetë!