FJALA “BAJRAM”

Fjala ‘bajram’ është fjalë me prejardhje turke që ka kuptimin ‘festë’ e që përdoret edhe te myslimanët e Ballkanit, në Shqipëri e Bosnje. Po ashtu përdoret edhe në gjuhët sllave.

Kjo fjalë është përkthim i fjalës arabe ‘eid’. Në Perëndim e përdorin fjalën arabe Eid, madje edhe urimin e bëjnë arabisht Eid Mubarak (Bajram i bekuar), kështu është në anglishte, frengjishte e gjuhë të tjera. Edhe përcaktimi Fitër Bajram e Kurban Bajram ndjek rendin e fjalëve të gjuhës turke, derisa në shqipe do të ishte më e natyrshme të thuhet Bajrami i Kurbanit (Festa e Kurbanit). Në disa gjuhë në Afrikë, në Indi, Kinë e vende aziatike përdoren fjalë të ndryshme, gjithmonë me kuptimin e festës.

Te ne ky bajram njihet si Bajrami i Vogël, derisa në fakt në vendet arabe është e kundërta, ky njihet si bajram i madh, kurse bajrami pas Ramazanit njihet si i vogël.


Edhe një herë shqip: Urime Festa e Kurbanit!

Përgatiti: Xhavit Nura