EJA SHPRESË

| Nga MEDADIN LIMANI |

mbyllen drytë në hekura
me shpirt të ftohtë!

secila lutje hidhet në det,
ku i marrin dallgët bartëse
ikin dhe nuk kthehen më

as nuk kujtohen më
as në bregdet
as me dashuri

Në breg jeta është e nxehtë
në dukje me njerëz të ngrohtë

Por me zemra të mbyllura
dhe plot ëndërra në ankth

ik o njeri,
eja ti shpresë
pa ty s’ka frymë
kur s’ka det e bregdet